Ballina Aktualitet Arrestohet me urdhër të SPAK, drejtori i ARRSH-së Evis Berberi! Akuzohet për...

Arrestohet me urdhër të SPAK, drejtori i ARRSH-së Evis Berberi! Akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash

117
0

Më urdhër të Prokurorisë së Posaçme është arrestuar Evis Berberi, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar. Mësohet se ish-kreu i ARRSH-së akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Ai ka qenë deri dje në krye të detyrës.

Burime bëjnë me dije se ka edhe persona të tjerë të arrestuar, ndërsa SPAK pritet të dalë me një njoftim zyrtar.

Një ditë më parë u njoftua se Evis Berberi ka dhënë dorëheqjen. SPAK ka nisur rreth dy javë më parë hetim ndaj Berberit, për çështjen e shitjes së një kompanie në vitin 2018.

Dyshohet se bëhet fjalë për një transferim fiktiv të kompanisë me qëllim që Evis Berberi të shmangte konfliktin e interesit, pak para se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ndërsa ende nuk ka një vendim për drejtorin e ri.