Nga Skënder Sadri KAPITI
Që të ketë efikasitet dhe që SPAK të jetë maksimalisht I besueshëm po i drejtohem atij me këto “këshilla”:
VETING-u duhet të marrë në konsidertatë të gjitha ankesat e qytetarëve dhe të viktimave të padrejtësive dhe të krimeve gjyqësore të gjyqtarëve e prokurorëve dhe të analizojë vendimmarrjet e tyre.
VETING-u nuk mund ta kryejë misionin e tij pa bërë hetimin, vlerësimin logjik, profesional të vendimmarrjeve të prokuroreve dhe të gjyqtarëve, pasi askund dhe askush nuk vetëlargohet, nuk del hapur dhe nuk e pranon krimin, abuzimin dhe trafikimin e ligjit dhe të drejtësisë.
VETING-u duhet të marrë në konsideratë dhe të shqyrtojë pra të gjitha ankesat e qytetarëve, të gjitha ankesat e viktimave të krimit gjyqësor, të krimit të gjyqtarëve pasi askush nuk del dhe të thotë se unë kam abuzuar ,kam vjedhur,kam spekuluar dhe kam trafikuar e bërë krimin e korrupsionin me Ligjin. Janë veprimet, sjelljet dhe vendimmarrjet ato të cilat tregojnë edhe qëllimin e tyre.
Nuk është e mjaftueshme kryesisht vetëm zbulimi i fshehjes dhe i mosdeklarimit të disa pasurive minimale të gjyqtarëve e prokurorëve të fituara në mënyrë të kundraligjshme, pasi ata si mjeshtra të korrupsionit janë edhe mjeshtra të fshehjes së pasurive të fituara nga korrupsioni, krimi dhe shitblerja e ligjit.
VETING-u duhet të marrë në kosideratë të gjitha ankesat e qytetarëve të bëra gjatë gjithë kohës nëpër media, në ish-KLD, te Presidenti etj.
ETING-u patjetër duhet të marrë në shqyrtim të gjitha kallximet penale të qytetarëve të cilët kanë bërë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi askush, asnjë qytetar i cili ka marrë guximin për ta denoncuar në prokurori apo ka ngritur edhe padi kundër gjyqtarëve e prokurorve , të gjithë kallximet janë pushuar dhe gjykatat gjithmonë kanë rrëzuar paditë e qytetarëve bere kundër gjyqtarëve e prokurorëve, pasi koorporata gjyqësore e krimeve gjyqësore ka mbrojtur me fanatizëm antarësinë e vet, inkuizicionin e tyre, mbrojnë njëri-tjetrin pasi së bashku kanë bërë antiligjshmërinë dhe vetëgjyqësinë si ua ka dashur interesi dhe përfitimi personal.
VETING-u duhet të shikojë edhe atë që edhe sot prokurorët e gjyqtarët po abuzojnë rëndë me ligjin,pasi ecin me motivin, “të marrin e të zhvasim sa të mundemi se do të ikim”.
Pra VETING-u mos ta kufizojë pastrimin e gjyqësorit vetëm me largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por u duhet bërë e qartë gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualë se do të ndiqen ligjërisht për shkeljet dhe antiligjshmërinë që po e bëjnë shumë rëndë tani dhe deri në kohën kur edhe mund t’i skualifikojë VETING-u.
Të gjithë gjyqtarët e prokurorët,por edhe pushtetarët, administratorët dhe punonjësit e policisë, IKMT-së, Kadastrës etj. me presionet dhe me vendimmarrjet e tyre korruptive duke përdorur dhe shfrytëzuar e spekuluar me postet shtetërore dhe me ligjin për pëfitime personale të paligshme , pra ata të cilët u kanë shkaktuar dëme qytetarëve shqiptar dhe shtetit shqiptar me vendimmarrjet e tyre kriminale e korruptive, ata duhet të ndëshkohen jo vetëm penalisht, por duhet që edhe shlyejnë dëmin financiar që ata kanë shkaktuar dhe jo taksapaguesit shqiptar.