Ballina Aktualitet DURRES/ Gjendet “e vdekur” në banesë një grua, po në spital shkon...

DURRES/ Gjendet “e vdekur” në banesë një grua, po në spital shkon gjallë

64
0

Një ngjarje ‘e çuditshme’ raportohet të ketë ndodhur në Durrës, në lagjen 4 pranë ‘Blu Starit’.

Bëhet me dije se një grua e moshuar, 80-vjeçe, e cila jetonte vetëm në një banesë, është raportuar fillimisht se kishte ndërruar jetë.

Zjarrëfikësit hyjnë nga dritarja, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të saj nga shtëpia, por fatmirësisht e moshuara u gjet e gjallë.

Urgjenca e mori dhe po e çon në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.