Po citoj një portal: Bashkia Shijak mund të duket në pamje të parë si një bashki e vogël e pa shumë para, por në fakt ……
Bashkia Shijak është TRANSPARENTE për të gjithë. Nuk ka ndasi politike në punët publike. Ne punojmë për të gjithë njëlloj!
Çdo investim është kaq i dukshëm dhe i vërtetë, vetëm dikush që dëshiron të hiqet si i verbër nuk arrin të shikojë gjithë punën e madhe që është bërë.
Ne nuk shpërdorojmë, ne investojmë për Shijakun dhe Njësitë Administrative aty ku qytetarët na paraqesin problematika.
E meqë jemi te kjo çështje, portali juaj a ka shkruar ndonjëherë një lajm nga rindërtimi i Shijakut? Me siguri jo, sepse tendenca juaj është të shkruani lajme të rreme për të tërhequr vëmendjen. Ju shpërfillni cilësitë që nxitin zhvillimin dhe punën tonë të përditshme. Kjo është strategjia juaj e të bërit gazetari.
Së bashku me ballokumet doni t’i servirni publikut dhe sensacionin e një lajmi totalisht të rremë, me tituj bombastikë nën emrin tim që të tërheqin klikime.
Lërini njerëzit të festojnë dhe shkruani gjëra të vërteta!
Më poshtë sqarimi i detajuar:
Me datë 27.12.2023 është bërë publikimi në sistemin SPE për hapjen e ofertave: “Të procedurës së prokurimit me objekt: Rehabilitimi i rrugëve në Lagjen Metallaj, Karpen, Bodinok të Nj.Ad Maminas“ dhe vlerë projekti 55.343.180 leke pa Tvsh. Procedurë e hapur sipas nenit 42, ligji 162/2020, procedurë me një fazë ku mund të marrë pjesë çdo operator ekonomik i interesuar.
Njoftimi i shkurtuar i kontratës është publikuar në buletinin nr.105 datë 29.12.2023, faqe 19-20.
Vlera është përllogaritur sipas projektit të hartuar nga inxhinieret e ndërtimit dhe arkitektët.
Për këtë procedurë prokurimi është zbatuar Ligji nr 162/ date 23.12.2020 “Për prokurimin publik” dhe VKM nr 285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik “I ndryshuar dhe rekomandimeve pas monitorimit të procedurës nga APP.
Me datë 19.01.2024 është mbyllur afati për pranimin e ofertave i cili ka zgjatur 23 ditë, afati minimal është 15 ditë sipas LPP, duke marrë shkas dhe rekomandimet e APP drejtuar institucionit, të cilat janë reflektuar dhe nëpërmjet shtojcës së ngarkuar në SPE është zgjatur me 23 dite.
Afat mëse i mjaftueshëm për të nxitur pjesëmarrjen e OE të interesuar për këtë procedurë. Pjesëmarrës në këtë procedurë kanë qënë 5 OE .
Me datë 28.02.2024 është mbyllur vlerësimi nga KVO dhe brenda 5 ditëve është kërkuar dorëzimi i dokumentacionit tekniko-ligjor për BOE HTM dhe VILDEV-CO për të bërë vlerësimin e dosjes fizike sipas LPP.
Me datë 12.03.2024 është bërë njoftimi i klasifikimit të fituesit paraprak si dhe arsyet e skualifkimit për OE pjesëmarrës .
Afatet e ankimimit për këtë procedurë prokurimi ende nuk kanë përfunduar.
Në publikimin e njoftimit të bërë me datë 12.03.2024 për njoftimin e fituesit paraprak, ashtu si e dikton ligji janë te shkruar në menyre të detajuar, arsyet e skualifikimit si dhe piket përkatese të gjeneruara për OE të kualifikuar.