Ballina Lifestyle Ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana publikon pamjet kur “Marigoja” qëndis flamurin në shtëpinë...

Ish-kapiteni kuqezi Lorik Cana publikon pamjet kur “Marigoja” qëndis flamurin në shtëpinë e tij

68
0

Kapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka ndarë së fundmi një video në InstaStory të gruas së tij, Monica duke qëndisur flamurin Kuq e Zi.

Partnerja e Lorik Canës, shtetasja italiane Monica Ercoli, e cila zotëron profesionin e arkitektes ka qëndisur flamurin e kombit të bashkëshortit të saj.

“Monika në versionin Marigoja. Monika a e di kush është Marigoja?”, e pyet Loriku partneren e tij.

Lorik Cana dhe Monika kanë më shumë se 10 vite në krah të njëri tjetrit dhe janë prindër të dy fëmijëve.