Ballina Politika “Këto janë akte makabër, janë tallje”, Berisha shpërthen ashpër: Berberi u arrestua...

“Këto janë akte makabër, janë tallje”, Berisha shpërthen ashpër: Berberi u arrestua për të fshehur miliardat e vjedhura nga Rama e Balluku

51
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi arrestimin e kreut të ARRSH-së, Evis Berberi. Gjatë fjalës së mbajtur në protestën poshtë banesës së tij, Berisha tha se Edi Rama urdhëroi Damian Gjiknurin për të arrestuar Berberin.

“Po ku qëndron poshtërsia e këtij akti? Berberi u arrestua vetëm për të fshehur miliardat e vjedhura në rrugë nga Edi Rama, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri dhe suita e tyre. Sot u njoftua se Berberi kishte blerë një kompani kaq dhe e shiti 1 milion e 700 mijë euro, e bleu prapë, etj. Të gjitha pa diskutim, vepër penale. Por kjo vepër panele është identike me akuzën që i bëjnë Beqës për restorantin”, tha Berisha.

“Miqtë e mi, këto janë akte makabër, këto janë tallje, janë përçmime dhe poshtërime për shqiptarët. Berberi arrestohet për një vjedhje të sigurt prej 1.7 milion. Por, ata që kanë vjedhur 80-90 përqind të fondit prej rreth 9 miliardë euro të shpenzuara në rrugë dhe sheshe, ata janë me jahte, me konto bankare, Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, etj me radhë”, shtoi ai.