Ballina Politika Negociatat/ “Rama bashkëpunim me Berishën, non gratat i ka në qeveri”, anëtari...

Negociatat/ “Rama bashkëpunim me Berishën, non gratat i ka në qeveri”, anëtari i Kryesisë së PD shpërthen ashpër

220
0

Negociatat për kthimin e normalitetit në Kuvend, Partia Demokratike i sheh si një marrëveshje mes Ramës dhe Berishës. I ftuar në një emision televiziv, anëtari i Kryesisë së PD, Besart Logu, thotë se Rama po bashkëpunon me një non grata, ndërsa sipas tij Rama ka non grata edhe në qeveri.

Në një emision televiziv, Logu hedh akuza se Berisha dhe Rama bashkëpunojnë së bashku prej kohësh. Negociatat mes tyre i cilëson të turpshme.

“Ai non gratat i ka në qeveri, me non grata bashkëpunon me Tom Doshin, Vangjush Dakon. Veçse i ka pjesë të qeverisjes, padiskutim që edhe me Berishën jo vetëm po bashkëpunon tani, por ka pasur bashkëpunim gjithmonë.

Këto janë skena të turpshme. Bie dakord me Salianjin. Fundja ca fitoi Rithemelimi me këtë lëvizje, Konferencën e Kryetarëve dhe ngritja e komisioneve hetimore nuk është një e drejtë që ta jep Rama. Konferenca e kryetarëve aty ka qenë, këta nuk kanë shkuar”, tha Logu.
Nënkryetari i PL, Endrit Braimllari përshëndeti vendimin e opozitës për t’u kthyer në normalitet jetën parlamentare.

“E përshëndes rikthimin e opozitës në normalitet në parlament. Opozita kërkon respektimin e së drejtës kushtetuese. Detyra e Kuvendit është që të japë llogari para qytetarëve, ata kanë nevojë të dëgjojnë zgjedhjet e tyre. Detyra e një opozite duhet të jetë duke bërë betejë në parlament me përmirësimin e ligjeve, mbrojtjen e Kushtetutës, një betejë në këshillat bashkiak dhe një betejë në terren për të çuar deri në fund programin. E rëndësishme është që e gjithë opozita është në një gjuhë komunikimi”, tha Braimllari.