Ballina Europë Pjesë e një bande kriminale të drogës në Bolonja, vihen në pranga...

Pjesë e një bande kriminale të drogës në Bolonja, vihen në pranga shqiptarët

40
0

Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale të trafikut të drogës në Bolonja ndërsa janë lëshuar 44 masa paraprake. Bëhet fjalë për italianë, shqiptarë dhe pakistanezë. Raportohet se në pranga kanë rënë 36 persona dhe sipas hetimeve, organizata shiste qindra doza kokaine dhe heroine çdo ditë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash. Mbi 400 oficerë policie u angazhuan në këtë operacion policor. Detajet e këtij operacioni pritet të jepen nga oficerët e komisariatit të Bolonjës paraditen e së enjtes.