Ballina Aktualitet “20 te Enis e 20 te Berberi”, zbardhen bidesat për abuzimet me...

“20 te Enis e 20 te Berberi”, zbardhen bidesat për abuzimet me tenderat të kreut të ARRSH-së

72
0

Zbardhet detaje nga dosja e SPAK që çoi në arrestimin e drejtorit të Autoritetit Rrugor të Shqipërisë, Evis Berberi dhe dy biznesmenëve ortakë të tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Ndër të tjëra SPAK ka sekuestruar gjatë fazës hetimore edhe pajisje telefonike të Evis Berberit, Ervis Lamit dhe Valter Begajt. Në celularin e Ervis Lamit janë zbuluar të gjitha komunikimet me Berberin, Begajn e Brunilda Bulin.

Në një nga bisedat e Valter Begajt i drejtohet Ervis Lamit me tekstin: “20 te Enis e 20 te Berberi”.

Ndër to Ervis Lami i shkruan Brunilda Bulit: “Si e keni situatën me koronavirusin?  Më nis një foto, po bëj gati dokumentat për tu fut në tender, po bëj kontratën”.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë pritet të mbahet nesër pasi avokatët kanë kërkuar kohë të njihen me aktet.

Sipas SPAK Evis Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë dhe në krye të Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij, Valter Begaj  “NET – GROUP”, sh.p.k. Kjo e fundit përmes transaksioneve paratë i kalonte kompanisë ‘DAAM” që Berberi zotëronte dhe kontrollonte në mënyrë indirekte.

SPAK thotë se përfitmi i Berberit ka qenë një shumë gati 2.2 milionë euro të cilat përmes kompanisë ‘DAAM’ shpk. Janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Rezulton se nga këqyrja e sistemit elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, shoqëria “Net Group” sh.p.k. është shpallur fituese në 3 procedura prokurimi të ARRSH, giatë kohës që drejtor i përgjithshëm ka qenë shtetasi Evis Berberi.