Ballina Kronika Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas 68-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në...

Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas 68-vjeçarin, dërgohet me urgjencë në spital

55
0

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në hyrje të Koplikut.

Sipas informacioneve policore, drejtuesi i mjetit, 75 vjeç, ka përplasur me makinë një këmbësor. I lënduari është transportuar me urgjencë në spital, ku aktualisht është duke marrë mjekim në Spitalin rajonal Shkodër.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa mësohet se me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.