Ballina Aktualitet Arrestimi i kreut të ARRSH-së/ Eksperti i sigurisë zbardh detaje të reja...

Arrestimi i kreut të ARRSH-së/ Eksperti i sigurisë zbardh detaje të reja dhe i bën thirrje SPAK: Të zgjerohet hetimi, Berberi s’ka qenë i vetëm…

0
78

Arrestimi i ish-drejtorit të ARRSH, Evis Berberi për ekspertin e sigurisë Fatjon Softa është tregues i korrupsionit të madh në institucionet qeverisëse të vendit.

Në një intervistë për “Ora News”, Softa kërkoi që hetimi të shtrihet jo  vetëm në nivelin poshtë tij, por edhe lart tij sa i përket hierarkisë vendimmarrëse.

“Ky rast është një tregues i korrupsionit të madh dhe në tërësi që ka dominuar institucionet dhe veçanërisht në ARRSH ku edhe paraardhësi i tij është nën hetim nga SPAK po për korrupsion dhe abuzim me tenderat e rrugëve dhe vlerën e lartë të rrugëve, ku kemi mundësinë e auzimeve me shifra të mëdha përmes këtyre tenderave.

Këtu flitet për vlera të mëdha monetare dhe për një person që vjen nga shkallë e çuditshme karriere, nga këshilltar në drejtor, duke drejtuar dhe dy institucione të rëndësishme të taksapaguesve shqiptarë.