Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas vrasjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Krujës.
“Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve. Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshëmëria e qytetarëve në vitin 2024.”, tha Bardhi.