Ballina Politika “Berisha dhe Rama duhet të japin llogari”, politologu i njohur komenton marrëveshjes...

“Berisha dhe Rama duhet të japin llogari”, politologu i njohur komenton marrëveshjes midis PS-së dhe Rithemelimit: Ka pasur negociata larg syve të publikut

84
0

Politologu Ilir Kalemaj tha se negociatat mes Rithemelimit dhe PS-së nuk janë zhvilluar vetëm javën e fundit, por edhe më parë dhe se është e nevojshme që palët të japin llogari për këtë gjë, sepse këto pazare në kurriz të interesit publik në fund cenojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

“Kemi të drejtën e Zotit të jemi skeptik, duke parë kurbën e politikës në sistemin e drejtësisë. Pa hyrë në spekulime, por duke gjykuar nga  qëllimshmëria që ato kanë na lind e drejta për të dyshuar.

Na lind e drejta për të dyshuar se si ka mundësi që ky revolucion që do përmbyste këtë regjim dhe nga ana tjetër ky regjim që ka përballë një opozitë të korruptuar arrijnë të konvergojnë kaq shpejt, me befasi njëlloj si në 2008 drejt një pakti politik.

Mendoj se ka negociata, ka pasur negociata, ndoshta jo vetëm javën e fundit, por edhe më parë, të fshehta, larg syve të publikut që kanë nevojë për llogaridhënie, sepse këto pazare në kurriz të interesit publik në fund cenojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, progresin tonë në llogaridhënie, në luftën kundër korrupsionit.”, tha Kalemaj.