Ballina Kronika E rëndë/ Gjendet e pajetë në banesë një grua në Fier, dyshohet...

E rëndë/ Gjendet e pajetë në banesë një grua në Fier, dyshohet se…

100
0

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesë mbrëmjen e sotme në Fier.

Sipas burimeve 71-vjeçarja me iniciale S.J jetonte e vetme në lagjen “ Liri Gero” ndërsa është gjetur pa shenja dhune.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë kontaktuar policinë pasi nuk po mund të kontaktonin me të moshuarën.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca që ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë në morgun e Spitalit Rajonal Fier.