Ballina Lifestyle E trishte/ Aktorja e njohur gjendet e vdekur në mes të një...

E trishte/ Aktorja e njohur gjendet e vdekur në mes të një fushe, dyshohet se

107
0

Aktorja Robyn Bernard, e njohur më së shumti për rolin e saj në “General Hospital”, u gjet e vdekur në një fushë prapa një biznesi në San Jacinto, Kaliforni.

Aktorja 64 vjeçare u shpall e vdekur në orën 4:08 të mëngjesit me orën lokale. Shkaku i vdekjes ende nuk është përcaktuar dhe rezultatet e toksikologjisë do të zgjasin disa javë.

Policia thotë se nuk po e trajton vdekjen si të dyshimtë.

Bernard njihet më shumë për rolin e saj shumëvjeçar në telenovelën “General Hospital”, e cila tregon për jetën e qytetarëve të qytetit imagjinar të Port Charles në veri të New Yorkut.

Robyn luajti personazhin e Terry Brock, vajzës së DL Brock, një prej keqbërësve kryesorë. Ajo u shfaq në 145 episode gjatë gjashtë viteve.

E ndjera luajti për herë të fundit në vitin 2002 në “Voices from High School”. Pas kësaj, ajo u largua nga qendra e vëmendjes.