Ballina Politika “Gërdeci”/ Meçe: Tragjedia u mundua të fshihej! Berisha dha 30 milionë euro...

“Gërdeci”/ Meçe: Tragjedia u mundua të fshihej! Berisha dha 30 milionë euro për të blerë heshtjen e procesit

58
0

Analisti Arben Meçe foli për tragjedinë Gërdeci, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 200 të tjerë.

Meçe tha se kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha ka dhënë 30 milionë euro për të blerë heshtjen e procesit, ndërsa shtoi se duhet edhe mekanizmi i blerjes së heshtjes.

“Berisha ka investuar me lekë në dorë. Mbi 30 milionë euro. Heshtja u ble me 30 milionë euro. Procesi hetimor s’duhet të jetë në mekanizmin e vrasjes dhe autorët, por pjesë duhet të jetë dhe mekanizmi i blerjes.

Si e bleu? Dhënia e 30 milionë eurove duhet të jetë pjesë e hetimi, u nxorën nga buxheti i shtetit mbi 30 milionë euro.”, përfundoi analisti Meçe në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News.

Meçe shtoi se sistemi i drejtësisë i asaj kohe ka qenë i kapur dhe se “Gërdeci” u kanalizua si defekt teknik.

“Gërdecin e kanë kanalizuar drejt një defekti teknik. Aksident! Kur vijmë te ’21 Janari’, e klasifikuan si vrasje nga pakujdesia. Është një hetim jo vetëm i paplotë, por edhe një sfidë e shtetit ndaj qytetarit.

Këto lloj krimesh…e vërteta mbi to do të triumfojë. Kjo përbën atë që është thelbi i demokracisë, çdo krim shtetëror zbardhet, vonë, por jo kurrë.

Në periudhën kur ngjarjet ishin të nxehta, mekanizmat e hetimit e devijuan procesin në çështje ordinere. Sistemi i drejtësisë në atë kohë ishte i kapur nga sistemi dhe nuk pritej prej tyre që të bëhej hetim. Presioni bëri që hetimi të kryhej, por i devijuar dhe i vonuar.

Të dyja proceset janë një fazë hetimi. Sistemi i drejtësisë në atë kohë ishte i kapur. Mekanizmi i vetting-ut i nxori nga sistemi këta njerëz. Ata duhen të paralizohen për dëmin që i kanë bërë shtetit shqiptar”, tha ai.