Ballina Politika Marrëveshja për komisionet, ambasada e SHBA në Tiranë: Inkurajojmë deputetët që të...

Marrëveshja për komisionet, ambasada e SHBA në Tiranë: Inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë

55
0

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas arritjes së një marrëveshje në mbledhjen e konferencës së kryetarëve mes mazhorancës dhe  opozitës së bashkuar për ngritjen e dy kimisioneve hetimore, që çon në rikthimin e rendit normal në Kuvend.

Ambasada mirëpret këtë marrëveshje dhe inkurajon deputetët që të vazhdojnë të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.

Reagimi:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar.