Ballina Politika Negociatat/ Kulluri: Berisha e Rama pazare, PS amnistoi non gratën

Negociatat/ Kulluri: Berisha e Rama pazare, PS amnistoi non gratën

42
0

Rithemelimi dhe Partia Socialiste kanë arritur dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe kështu opozita do i japë fund kaosit në Kuvend. Por këto negociata, Partia Demokratike i cilëson si pazare mes Sali Berishës dhe Edi Ramës. Anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri thotë se tashmë Rama e Berisha janë ‘ulur në një tavolinë’.

“Është një marrëveshje Rithemelimi-PS.Bardhi është nënkryetar i Rithemelimit dhe ka shkuar në atë tavolinë si përfaqësues i deputetëve të Rithemelimit. Kemi një ulje mes Ramës dhe Berishës në tavolinë. Nga 8 komisione janë miratuar vetëm 2 dhe kam përshtypjen se këto janë 2 më të parëndësishmit. Komisioni për sistemin TIMS nuk godet në mënyrë të drejtpërdrejtë nivelet më të larta të qeverisë. Për sterilizimin është bërë me dije se SPAK ka marrë të pandehur Beqajn dhe 8 të  tjerë. Hetimi pothuajse ka mbaruar nga SPAK, nuk e di ca do hetojë komisioni për këtë koncesion”, tha Kulluri.

Sipas tij, me këtë lëvizje Rama ka njohur Berishën në krye të partisë. Kulluri thotë se Rama ka amnistuar non gratën dhe thotë se kjo është një marrëveshje për t’i dhënë fitoren Ramës në zgjedhjet e 2025.

“Kjo është e qartë. Ky është fakt dhe mua më pëlqen, jam shumë i lumtur. Nëse Rama merr kurajën dhe ulet me Berishën për të garantuar karrigen e vet 2025, është vendosja përfundimtar e pushtetit të Ramës në 2025. Për ne non grata është e panegociueshme, për Ramën me sa duket është e negociueshme”, tha Kulluri në Report TV.