Deputeti i PD-së Ervin Salianji, në një intervistë për Euronews Albania është shprehur se është kundër marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës për komisionet.
Sipas tij, çdo perceptim i krijuar për marrëveshje me Ramën dëmton besueshmërinë e opozitës.
Më tej ai theksoi se Rama nuk ka për të pranuar Reformën Zgjedhore, duke shtuar se s’ka pse ta mbajë një barrë të tillë PD.
“Kemi refuzuar deri më sot uljen në tryezë më mazhorancën. Nuk kemi plotësimin e kërkesave që kemi bërë. Çdo perceptim i krijuar sikur ne ulemi me Ramën dëmton besueshmërinë e opozitës. Çdo marrëveshje apo dialog me Ramën, ne e kemi provuar se është i dëmshëm për PD. Rama nuk mban marrëveshje dhe ne nuk kemi asnjë instrument se si ta kushtëzojmë në marrëveshje.