Ballina Aktualitet Shtyhet për nesër në orën 12 seanca për Berberin dhe dy të...

Shtyhet për nesër në orën 12 seanca për Berberin dhe dy të arrestuarit e tjerë

53
0

Është shtyrë seanca gjyqësore për ish-kreun e ARRSh-së Evis Berberi dhe dy të arrestuarve të tjerë.

Seanca për Berberin është shtyrë për nesër në orën 12:00.

Seanca e planifikuar për sot është shtyrë, për shkak se avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me aktet e dosjes.

Seanca për Berberin nisi sot në orën 13:00 dhe u ndërpre deri tani, për shkak se avokatët nuk dispononin materialin hetimor dhe duhej të njiheshin me të. Me kthimin e trupës, u vendos shtyrja për ditën e nesërme.