Një 36-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kap në flagrancë me doza kokaine të gatshme për shitje.
Në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli 2’, që vijon në mbarë vendin shërbimet e policisë siguruan informacione nga inteligjenca policore për një shtetas që shiste lëndë narkotike në lagjen ‘Muradie’ në qytetin bregdetar.
Si rezultat u organizua puna dhe u vu në pranga E.M., 36 vjeç banues në Vlorë. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në, doza gati për shitje, e cila u sekuestrua nga policia.
36-vjeçari i shiste dozat në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.