Ballina Lifestyle “Ajo nuk ka vdekur”, ish-kujdestari i familjes mbretërore tregon se ku është...

“Ajo nuk ka vdekur”, ish-kujdestari i familjes mbretërore tregon se ku është Kate Middleton

123
0

Spekulimet për “zhdukjen” e Princeshës së Uellsit, Kate Middleton kanë vërshuar me të madhe mediet ndërkombëtare.

Ajo nuk ka bërë një paraqitje publike që nga 25 dhjetori derisa në muajin janar të këtij viti, iu ishte nënshtruar një operacioni të planifikuar në abdomen.

Në rrjetet sociale, teori të shumta konspirative janë përhapur lidhur me vendndodhjen e Princeshës së Uellsit, dhe teoria më e errët ishte spekulimi se ajo mund të ketë vdekur.

Teoritë për “zhdukjen e saj misterioze” u nxitën më shumë, kur një fotografi familjare, e publikuar nga faqja zyrtare e Kate Middleton në rrjetin social X, doli të ishte tërësisht e manipuluar. Madje, sipas raportimeve, thuhet se kjo e fundit reagoi përmes kësaj llogarie zyrtare, duke thënë se pëlqen të editojë paksa fotografitë përpara publikimit.

Tani, ish-kujdestari i familjes mbretërore, Paul Burrell i cili i shërbeu Mbretëreshës Elizabeth II si dhe Princeshës Diana, ka treguar se ku është Kate Middleton.

“Ajo nuk ka vdekur. Për momentin është duke u trajtuar në Norfolk, ajo është duke pushuar me familjen dhe fëmijët e saj. Ajo do të qëndrojë atje deri pas festës së Pashkëve”, ka deklaruar Barrell.

“Princi William është shumë i kujdesshëm ndaj familjes dhe gruas së tij. Prandaj, nuk keni marrë ndonjë përgjigje sepse ai nuk e sheh të arsyeshme të reagojë për raportimet e shtypit. Por, duke mos reaguar po krijohen këto spekulime”, theksoi ai tutje.