Ballina Aktualitet Atentati mafioz në Shkodër, si shpërthimi i makinës shpëtoi policin dhe kunatin...

Atentati mafioz në Shkodër, si shpërthimi i makinës shpëtoi policin dhe kunatin e tij nga plumbat

77
0

Pamjet tregojnë atentatin në Shkodër, ndaj Gjergj Ndërshtiqajt dhe kunatit të tij Gjon Nika. Të dy i shpëtuan mrekullisht rreth 80 plumbave që u derdhën në drejtim të tyre.

Në këtë video, dallohet momenti kur fillohet të qëllohet me plumba ndaj të dyve, sapo parkojnë makinën në një lokal në fshatin Grudë e Re. Gjon Nikaj largohet me vrap, ndërsa Gjergj Ndërshtiqaj fshihet pas makinës.

Aq shumë është qëlluar, sa makina shpërthen në flakë. Gjergj Ndërshtiqaj ka arritur që të largohet disa metra me tutje duke u shpëtuar flakëve. Më pas autorët largohen me një mjet tip Benz, i cili u gjet i djegur me tre kallshnikovë brenda.

Shënjestra e atentatit të 12 marsit dyshohet se ka qenë Gjergj Ndërshtiqaj edhe për shkak të profesionit të 30-vjeçarit. Prej dy vjetësh i riu ishte dronist i policisë së Shkodrës dhe ka filmuar hapësira të tëra në Malësi, ku janë zbuluar edhe parcela më kanabis. Vitin e fundit, Gjergj Ndërshtiqaj, kaloi specialist në zonën e Shoshit, ku për shkak të profesionit, posedonte informacione në lidhje me fushën e drogës.

Ndërshtiqaj, është dhe vëllai i Marjan Ndershtiqaj drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Shkodër. Por policia deri tani nuk ka gjetur element që e lidh atentatin, me zyrtarin e lartë. Megjithatë, kjo është një nga pistat që po hetojnë specialistët e antikrimit, pa përjashtuar, konflikte të tjera, apo aktivitetin e personit e dytë , Gjon Nika. Shënjestrat nuk kanë pranuar të kenë konflikte, apo të ishin në ruajtje nga ndokush me të cilin ndanin probleme.

Nga hetimet e deritanishme, në makinën Benz, ishin 4 persona të maskuar, 3 nga të cilët qëlluan më breshëri në drejtim të rinjve, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre.