Bundesliga gjermane e futbollit zhvilloi këtë të shtunë pesë nga ndeshjet e raundit të 26-të. Bayern Munich fitoi 2-5 në udhëtim kundër skuadrës së Klaus Gjasulës, Darmstadt. Musiala me dopietë, Kane, Gnabry dhe Tel shënuan për bavarezët.
Goli e fut Harry Kane në analet e historisë, pasi sulmues anglez bëhet lojtari i parë në historinë e Bundesligës që shënon 31 gola në sezonin e tij debutues.
Te suksesi i plotë doli edhe Mainz, që në shtëpi mundi 2-0 Bochumin. Augsburg siguroi tri pikë në udhëtim pas fitores 1-3 ndaj Uolfsburg. Heidenheim dhe Borussia MGladbach barazuan 1-1.