Ballina Politika “Buxheti 7 miliardë euro kaloi në katër minuta”, Basha: Pesë muaj që...

“Buxheti 7 miliardë euro kaloi në katër minuta”, Basha: Pesë muaj që iu bëjmë thirrje atyre që veprojnë në emër të demokratëve ta ndalin marrëzinë

76
0

Padiskutim që ne kemi një detyrë morale dhe politike, dhe institucionale të denoncojmë nga çdo forum i mundshëm. Nga parlamenti që e kanë asgjësuar për pesë muaj. Pesë muaj që të kalonte buxhetin 7 miliardë euro në katër minuta pa asnjë opozitë, pa asnjë argument. Kalojnë ligje për të zaptuar pronat e shqiptarëve, për t’i hequr kompensimin pronarëve dhe për t’ia dhënë Eurocontrol, i cili është i bllokuar nga Arbitrazhi me prapësitë dhe zullumet e Edi Ramës e kështu me radhë. Pesë muaj që iu bëjmë thirrje atyre që kanë vepruar shpeshherë në emër të demokratëve ta ndalin këtë marrëzi dhe ja ku është produkti: një ligj i ndryshuar për komisionet hetimore, një revolucion i shitur për të hetuar Ilir Beqën nga parlamenti, ndërkohë që përpiqet të bëhet gati për t’u futur në burg nga SPAK-u.