Ballina Sport Egnatias i lëkundet kreu, Skënderbeu e mund 2-0! Teuta rikthen Partizanin te...

Egnatias i lëkundet kreu, Skënderbeu e mund 2-0! Teuta rikthen Partizanin te humbja

55
0

Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të shtunë me raundin e 28-të, ose thënë ndryshe me ndeshjet e para të fazës së katërt. Në “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, Erzeni dhe Laçi barazuan 0-0, Në 17:00 te tri pikët dolën Skënderbeu dhe Teuta, me Egnatian që sheh t’i lëkundet kreu i renditjes.

Në Korçë, Skënderbeu fitoi 2-0 kundër Egnatias kryesuese. Dopieta e Franklin në minutat 20-të dhe 39-të të pjesës së parë i dha tri pikë korçarëve që janë në zonën “Final 4”. Egnatia është “pa busull” pas merkatos së janarit, teksa nuk fiton prej shtatë ndeshjesh në Superligë dhe këtë e tregon edhe penalltia e humbur nga Aleksi (90′). Rrogozhinasit vijojnë të jenë në krye të renditjes me vetëm dy pikë më shumë se Vllaznia, teksa shkodranët në rast të një fitoreje nesër ndaj Kukësit do merrnin kreun.

Në “Niko Dovana” të Durrësit Teuta fitoi 1-0 kundër Partizanit. Dramë për të kuqtë që nuk po gjejnë vazhdimësinë. Goli i Peposhit në minutën e 66-të i jep tri pikë djemve të Martinit, që tanimë barazojnë Laçin dhe janë në garë për të lënë zonën e ftohtë.