Mbi 100 koleksionistë motorësh Vespa u mblodhën në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë për paradën përvitshme që organizohet nga Vespa Club Tirana.
Persona të apasionuar pas këtyre motorëve klasikë, të viteve, ngjyrave dhe karakteristikave të ndryshme mbushën rrugët dhe qendrën e kryeqytetit.
Vespat u ekspozuan në sheshin ‘Skënderbej’ për të gjithë të apasionuarit, ndërsa motorët shumëngjyrësh mbushën edhe rrugët e kryeqytetit në një tur në disa prej rrugëve kryesore.