Ballina Sport Real Madrid ‘poker’ Osasunës, ‘Galaktikët’ vijojnë kryesimin e La Ligas

Real Madrid ‘poker’ Osasunës, ‘Galaktikët’ vijojnë kryesimin e La Ligas

51
0

Në “Pamplona”, Osasuna vendase nuk e përballoi dot furinë e Real Madrid, duke humbur 2-4. “Galaktikët” vijojnë kështu kryesimin e renditjes në elitën e futbollit spanjoll. Dueli i kësaj të shtune u zhbllokua pas vetëm katër minutash lojë nga Vinicius Junior. Vetëm tre minuta zgjati avantazhi, me Budimir që barazoi gjithçka. Duhej një pasim fenomenal i Valverde që Carvajal në të 18 minutë të rikthente madrilenët në avantazh. Real Madrid dominoi edhe pjesën e dytë dhe Diaz e Vinicius (dopietë) shënuan për miqtë para se Munoz të shkurtonte shifrat në fund. Për t’u theksuar se Valverde asistoi në tre nga golat e Real Madrid këtë pasdite.