Ballina Bota Rusi, një rafineri nafte sulmohet nga droni ukrainas, 13 persona arrestohen për...

Rusi, një rafineri nafte sulmohet nga droni ukrainas, 13 persona arrestohen për trazira gjatë votimeve për zgjedhjet presidenciale

43
0

Rusia ka hyrë në ditën e dytë të zgjedhjeve presidenciale, teksa nesër do të mbyllen votimet që priten të konfirmojnë Vladimir Putin për një mandat tjetër.

Megjithatë këto sulme nuk kanë mbetur pa incidente për të cilat autoritetet ruse kanë bërë me faj armiqtë nga jashtë.

Mëngjesin e sotëm një rafineri nafte Syzran u sulmua me dron ukrainas në rajonin e Samara të Rusisë. Kjo u raportua nga media shtetërore Tass.

Guvernatorit rajonal Dmitry Azarov, duke shtuar se ka pasur një tentativë për një sulm tjetër ndaj një rafinerisë së naftës Navakuibyshevskij. Rafineria e naftës Syzran mori flakë nga shpërthimi, por nuk raportohet për viktima.

Ndërkohë në Rusi janë arrestuar 13 persona për dëmtime ose zjarrvënie kundër qendrave të votimit. Këtë e bëri me dije kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova, e cila deklaroi se këto janë kryer në këmbim të parave nga ‘bastardë nga jashtë’.

Në disa qendra votimi u hodhën edhe bojë në kutitë e votimit, ndërsa në Shën Peterburg një qendër votimi u sulmua me koktej molotov.