Ballina Kronika Sherr për një pronë shtetërore, procedohen penalisht dy persona në Pogradec

Sherr për një pronë shtetërore, procedohen penalisht dy persona në Pogradec

226
0

Një 49-vjeçar dhe një 34-vjeçar, janë proceduar penalisht pasi me vetëgjyqësi njëri prej tyre ka pushtuar një pronë shtetërore me pretendimin se është prona e tij, ndërsa tjetri ka dëmtuar disa pemë frutore në këtë tokë.

Mësohet se për veprime të mëtejshme Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. B., 49 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në fshatin Slabinjë, Pogradec, pasi në fshat, 49-vjeçari dyshohet se me vetëgjyqësi ka pushtuar një pronë shtetërore me pretendimin se është prona e tij, ndërsa 34-vjeçari ka dëmtuar disa pemë frutore në këtë tokë.