Ballina Sport Silvinjo: Lista përfundimtare zgjedhje e vështirë, do e vendos në Maj

Silvinjo: Lista përfundimtare zgjedhje e vështirë, do e vendos në Maj

100
0

Ne konferencen e sotme per shtyp Silvinjo tregoi edhe per muajin kur ai do te beje publike listen perfundimtare te lojtareve qe do te kete ne dispozicion per ndeshjet e fazes se grupeve te kampionatit Europian.

Silvinjo zbuloi se zgjedhja do te jete shume e veshtire dhe publike do e bej ne muajin Maj.

“Miqësoret do të jenë të rëndësishme për listën përfundimtare që do të na përfaqësojë në Euro 2024. Por nuk duhet të harrojmë edhe rrugëtimin që na solli deri këtu. Nuk janë 2 ndeshje vendimtare, por shumë të rëndësishme për listën përfundimtare të lojtarëve që do të shkojë në Kampionatin Evropian.

Do të jetë e vështirë që të lësh jashtë ndonjë lojtar që ka kontribuar në kualifikim? Do të jetë e vështirë, i tillë është futbolli, por aktualisht mendoj vetëm për ndeshjet e radhës.

Këto vuajtje preferoj që ti lë për në muajin maj. Pas miqësoreve, do të analizojmë çdo lojtar dhe do të na duhet të marrim vendimet tona”, ka thënë trajneri i kombëtares shqiptare.