Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer një kontroll në banesën e ish-politikanit Ben Blushi.
Kontrolli është kryer një javë më parë dhe ka të bëjë me aferën në inceneratorin e Tiranës.
Hetuesit kanë kërkuar të dhëna për kompaninë “Em Capital Group”, e lidhur me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, e cila është një nga kompanitë e gruas së Blushit që u përfshi në raporte biznesi me kompaninë e inceneratoreve.
Vetë Blushi ka qenë mbështetësi kryesor i Mirel Mërtirit, gjë për të cilën ka marrë një shpërblim të majmë.
Publikimi i rrogave tre vite me parë, zbuloi se Ben Blushi është shqiptari më i paguar në historinë e shtetit shqiptar, me 160 mijë euro në muaj, sa ka qenë rroga vjetore e presidentit të SHBA.
Por SPAK ende nuk ka hetuar në këtë drejtim.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK-u në lidhje me këto kontrolle të BKH-së.
Hetimet po vazhdojnë me emra të tjerë të përfshirë në hetim me fakte dhe dokumente të tjera që po verifikohen.