Ballina Rajoni Vuçiç i qahet për serbët, Lajçaku shkon në Serbi dy herë për...

Vuçiç i qahet për serbët, Lajçaku shkon në Serbi dy herë për një muaj

39
0

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, zhvilloi një tjetër vizitë zyrtare në Serbi. Kjo është hera e dytë në 1 muaj që zyrtari i Brukselit gjendet në Beograd.

Lidhur me axhendën e tij, por edhe për vizitën, zëdhënësi i BE-së Peter Stano, është përgjigjur vetëm me një “no koment”, pa dhënë asnjë shpjegim tjetër. Lajçak në Beograd u takua me presidentin Aleksandër Vuçiç. Ky i fundit shfrytëzoi mundësinë për t’u ankuar sërish për atë që e konsideron një kërcënim për mbijetesën e serbëve në Kosovë.

“Kemi shqyrtuar mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që janë me rëndësi thelbësore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”, njofton Vuçiç.