Kinemaja nuk priti « Nouvelle vague » dhe as « Cahiers du cinema » për të njohur regjisorë tiranikë, thotë historiani Jean Narboni në një shkrim te « Le Monde » një redaktor i hershëm i « Cahiers ». Akuza e Judith Godreche kundër Benoit Jacquot dhe Jacques Doillon, drejtimi që kanë marrë këto akuza dhe pikëpyetjet e adresuara në drejtim të kinemasë ka një efekt dytësor sulmet e drejpërdrejta kundër kinemasë autor, politikës që e ka promovuar, kundër Nouvelle Vague dhe Cahiers du Cinema. Këto sulme shfaqen në të përditshme, në rrjetet sociale, në revista të ndryshme online, në radio dhe televizion.
Shprehja më koncize u dha nga Lure Murat në një tribunë të Le Monde në 17 Shkurt, në një mënyrë të matur dhe precize, me një formulë të dhënë si kurth nga e përditshmja : « Pas Jacquot dhe Doillon, është simbolikisht kinemaja autor, që fshihet me sa mundet nga vënia në skenë ».
Duhet të themI që bie në një kundësens të lashtë por tashmë tërësisht të marrë për bazë ditët e sotme, ajo çka shenjon kinemanë autor dhe vënien në skenë që është e pandashme. Nocioni autorial i kinemasë, ku mund ti gjesh premisat te Louis Delluc, u bë si një politkë e vetja editoriale nga Cahiers du Cinema në 1955, dhe përmendja e parë e termit gjendet në penën e François Truffaut e të tjerëve. A.K.TemA