Ballina Politika Investimet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri, Rama tregon si qëndron...

Investimet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri, Rama tregon si qëndron e vërteta: Ata që flasin për rrezik të shkatërrimit delirojnë! Sazani, zonë e mbrojtur vetëm nga…

101
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump pritet të investojë në dy zona turistike të Shqipërisë, në ishullin e Sazanit dhe në Manastirin e Zvërnecit.

Gjatë asamblesë së Partisë Socialiste Rama tha se ata që flasin për shkatërrim të zonave të mbrojtura, thjesht delirojnë, pasi siç u shpreh ai “Sazani nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur, përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës”.

“Dhëndri i ish presidentit Trump shpalli iniciativën për të investuar në Shqipëri.  Po ata  që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për investime direkte sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit në kthim të një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveç ushtareve të Enver Hoxhës”, tha Rama.