Televizioni grek SKAI, ka zbuluar se emri i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, burgimi i të cilit i solli në pikën e thyerjes marrëdhëniet me Shqipërinë mund të jetë kandidat i Mitsotakis për eurodeputet në zgjedhjet europiane të qershorit.
Konkretisht, siç raporton SKAI, të afërm të Fredi Belerit konfirmojnë kontaktet me partinë përpara zgjedhjeve europiane të 2024-ës dhe në fakt theksojnë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për këtë.
Mbështetësit e këtij skenari besojnë se një kandidim i mundshëm i Belerit do t’i japë pikë të rëndësishme në elektorat qeverisë greke, duke ushqyer ndjenjën e shumicës së madhe të qytetarëve grekë që e konsiderojnë si të padrejtë burgosjen e tij.
Pikë referimi për çdo zhvillim do të jetë vendimi i të martës se javës së ardhshme i Apelit Gjykatës së Posaçme pasi shkalla e parë dha dënimin ndaj Belerit me dy vite burg.
Ai akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit.