Ballina Bota Ministrja e Jashtme Australiane martohet me të dashurën

Ministrja e Jashtme Australiane martohet me të dashurën

120
0

Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong dhe partnerja e saj prej gati dy dekadash, Sophie Allouache, u martuan dje, në një vresht, në Australinë e Jugut.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe kryeministri Anthony Albanese dhe disa ministra të qeverisë. Shoqërueset e nuses ishin dy vajzat e çiftit. Ceremonia u pasua në mbrëmje me një valle tradicionale, në homazh për origjinën malajziano-kineze. Ajo dhe Allouache, një nëpunëse publike, u takuan në vitin 2007.

Ëong më vonë u bë një nga promovuesit më të fortë të legalizimit të martesës mes njerëzve të së njëjtës gjini, që u arrit në Australi në vitin 2017. Pasi hyri në parlament në vitin 2002, Ëong është ministrja më jetëgjatë e Australisë, pasi ka udhëhequr portofolin e Ndryshimeve Klimatike dhe Financave