Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc në lidhje me masat që janë për shkelësite e rregullave të qarkullimit rrugore.
Konkretisht gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 4 shoferë, pasi kanë rezultuar në gjendje të dehur, 4 persona janë proceduar për drejtim mjeti pa leje dhe 1 është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë
Masat Administrative
•9,389 masa të vendosura gjatë javës, konkretisht:
•59 masa për xhama të zinj;
•605 masa për tejkalim shpejtësie;
•188 masa për parakalim të gabuar;
•226 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;
•322 masa për mos vendosje rrip sigurimi;
•140 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse;
•411 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve;
•14 masa për mosrespektim të tabelës “Stop”;
•34 masa ndaj këmbësorëve;
•6 268 masa për qëndrim të gabuar;
•1 515 masa të ndryshme.
Pezullime dhe bllokime:
•1 rast për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
•6 raste për shpejtësi mbi normat e lejuara;
•2 raste për shkelje të tjera;
•8 automjete janë bllokuara (për detyrime të pashlyera dhe për mungesë dokumentacioni).
Jemi të përkushtuar në garantimin e sigurisë