Ballina Politika Projekti i dhëndrit të Donald Trump për Sazanin, Salianji bën lëvizjen e...

Projekti i dhëndrit të Donald Trump për Sazanin, Salianji bën lëvizjen e menjëhershme dhe nxjer ‘blof’ dyshen Rama-Peleshi

186
0

Deputeti i PD së Rithemelimit Ervin Salianji ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me projektin e dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit.

Në llogarinë e tij në ‘Facebook’ Salianji ka publikuar një video, ku pyet ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin, nëse ka kërkesa për projekte investimi në idhullin e Sazanit. Ky i fundit është përgjigjur se ishulli i Sazanit nuk mund të privatizohet, duke i hapur rrugën ndërtimit të projekteve turistike.

Ndërsa ditën e sotme Edi Rama tha se ishulli i Sazanit nuk është zonë e mbrojtur, por pohoi se do të ketë investim nga dhëndri i Donald Trump.

Postimi i plotë i Salianjit:

Me zë dhe figurë; cfarë thoshin dje dhe cfarë bëjnë sot!

Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, ështê shprehur

Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!

Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetesimin publik per ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!

A po dorëzohet ky aset kombetar pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?