Ballina Aktualitet Projekti i dhëndrit të Trump në Sazan, jehonë në mediat e huaja

Projekti i dhëndrit të Trump në Sazan, jehonë në mediat e huaja

57
0

Investimeve të dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner në Shqipëri i kanë kushtuar vëmendje edhe mediat e huaja që i kanë bërë jehonë këtij projekti.

BFM TV shkruan se projekti që do të zbatohet në ishullin e Sazanit, synon që ta kthejë këtë zonë në një destinacion turistik luksoz. Ndërsa shpalos dhe fotot e publikuara në platformën X nga dhëndri i Trump, i cili shprehet i lumtur për këto projekte që pritet të zbatohen.

Qëllimi i kompanisë së investimeve të dhëndrit të ish presidentit amerikan është ta transformojë ishullin e Sazanit, i përdorur deri më tani vetëm si një baze ushtarake, në një eko-resort luksoz të markës Aman. Vetë sipërmarrësi amerikan pohoi se “Sazani është një nga vijat bregdetare më të pacënuara dhe unike që kam parë parë kudo në botë”.

Interesi i Affinity është shtrirë gjithashtu deri në zonën e Zvërnecit, pranë Vlorës, duke planifikuar ndërtimin e disa resorteve me afro 10 mijë dhoma hotelesh dhe vila, investim i cili pritet të kalojë vlerën e 1 miliard dollarëve.