Ballina Politika Rama nga Durrësi: Shyqyr që drejtësia po godet drunjtë e shtrembër në...

Rama nga Durrësi: Shyqyr që drejtësia po godet drunjtë e shtrembër në Partinë Socialiste

55
0

Gjatë fjalës së tij para anëtrëbve të PS, të cilët janë mbledhur ditën e sotme në Durrës, kryeministri Edi Rama e cilësoi Partinë Socialiste si flamurmbajtësen e reformës në drejtësi dhe theksoi se mbështetja ndaj institucioneve të drejtësië do të vazhpodj ëtë jetë e pakursyer nga kjo parti.

“Dhe që e bëri reformën në drejtësi sepse është një parti që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë, dhe quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.

Ska shanc që kjo parti të kthehet nga flamur mbajtësja e reformës në drejtësi në flamur grisësen e reformës në drejtësi.

Duke i mbështetur pa kusht institucionet e drejtësisë në luftën kundër korrupsionit majtas e djathtam, lart e poshtë.

Kush predikon të kundërtën ose është që hall sa kërkon të shpjegojë soi persekutim politik vënin e tij para drejtësisë, ose është i mllefosur me PS e mua personalisht sepse po fitojmë disa herë përballë, ose nuk e pranon dot se kjo parti po bën histori e do vazhdojë të zgjidhet pa dilema nga shumica e shqiptarëve”,- tha Rama.

“Kjo kohë e re e Shqipërisë nuk ka kohë për të humbur me hallet e tyre dhe vulat e humbura të tyre dërkohë që kemi detyrën të jemi në lartësinë e kohës, të lëmë drejtësinë të bëjë punë e saj edhe me çdo dru të shtrembër në radhët tonë. Shyqyr që e arritëm këtë ditë”.- shtoi ai.