Ballina Sport Rrezikon të zbresë nga kreu, Egnatia 7 ndeshje pa fitore! Trajneri Tetova:...

Rrezikon të zbresë nga kreu, Egnatia 7 ndeshje pa fitore! Trajneri Tetova: S’ka ngërç psikologjik, por vuajmë në sulm

51
0

Skënderbeu ka bërë befasinë e madhe në javën e 28 të Superligës, duke mposhtur 2-0 Egnatian kryesuese dhe duke siguruar të paktën edhe për 1 javë vendin e katërt në kampionat. Pozicion i cili të jep mundësin për të t’u kualifikuar në ‘final-four’ dhe për të pretenduar titullin kampion.

“Kemi cilësi, dëshirë dhe të gjitha. Tani a do rrim në vendin e katërt unë nuk mund të them sepse futbollit nuk i dihet. Kemi edhe tetë javë dhe do mendojmë sesi do ta mbajmë këtë pozicion,”-u shpreh Ivan Gvozdenovic, trajner i Skënderbeut.

Kjo disfatë pas shumë e shumë javësh i rrezikon vendin e parë Egnatias që ndiqet nga Vllaznia, ndërsa në total skuadrës së drejtuar nga Edlir Tetova i janë bërë 7 ndeshje rradhazi pa fitore.

“Jo nuk besoj se ka ngërç psikologjik me atë që unë kam parë në stërvitje. Ngërç psikologjik mund të ketë vetëm para portës sepse nuk po shënojmë. Kjo sepse Montenegro po luan shumë dhe ka minutazh të lartë që nuk e lë të pushojë edhe për faktin se nuk kemi sulmues tjetër,”-tha Edlir Tetova, trajner i Egnatias.