Ballina Aktualitet Shkrumbohet një lokal në Radhimë, shkak i zjarrit një shkëndijë elektrike

Shkrumbohet një lokal në Radhimë, shkak i zjarrit një shkëndijë elektrike

55
0

Një ambient në plazhin e Radhimës që shërben gjatë sezonit veror për bar ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së sotme.

Zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë së Orikumit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët të cilat kanë djegur pjesën e verandës që shërbente në sezonin veror për pushuesit.

Sipas policisë dyshohet se shkaku i zjarrit është një shkëndijë elektrike.