Ballina Sport Tre ndeshje pa fitore, Juventusi ndalet nga Genoa mes nervave! Milan, Roma...

Tre ndeshje pa fitore, Juventusi ndalet nga Genoa mes nervave! Milan, Roma e Inter në fushë

79
0

Serie A e futbollit në Itali po vijon këtë të dielë me ndeshjet e mbetura për raundin e 29-të. Gjithçka nisi në 12:30, me Juventusin që u ndal 0-0 në Torino nga Genoa. Në 15:00 Milani luan në udhëtim me Veronën, teksa Roma dhe Sassuolo përplasen në “Olimpico”. Mbrëmja rezervon një duel të fortë, atë Inter – Milan.

Në “Allianz Stadium” të Torinos, Juventusi dhe Genoa u ndanë në paqe 0-0, me “Zonjën e Vjetër” që ishte e pafat duke goditur dy herë shtyllën. Nervat për golin e munguar bënë që Vlahovic të dilte nga fusha para kohe me karton të kuq, duke lënë bardhezinjtë me një lojtar më pak. Tre ndeshje radhazi ka Juve që nuk fiton, duke rrezikuar edhe pozitën e tretë.