Ballina Aktualitet 500 mijë euro në banesë, zbardhet dëshmia e sanitares: Mi dha Alda...

500 mijë euro në banesë, zbardhet dëshmia e sanitares: Mi dha Alda Klosi ti mbaj, donte të fajësonte burrin për vjedhje

40
0

Zbardhet dëshmia e sanitares Rozeta Dobi në banesën e të cilës u gjetën 500 mijë euro.

Para trupit gjykues në seancë, Dobi shprehu pendesë ndërsa është shprehur se shumën e parave ka qenë Alda Klosi që ia ka dhanë për ti mbajtur, pasi do të fajësonte bashkëshortin e saj për vjedhje.

“Shpreh pendesë për atë që ka ndodhur. Kërkoj mëshirë, kërkoj falje. Shumën e parave mi dha Alda Klosi për ti mbajtur disa kohë në shtëpinë time më pas tia ktheja.

Kam punuar gjithë jetën me punë të ndershne jo të bëj vjedhje.  Klosi më tha mbaj lekët, se donte të fajësonte bashkëshortin për vjedhje”, ka deklaruar ajo.