Ballina Aktualitet Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë,...

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

37
0

Gentjan Bejtja u ekzekutua me breshëri kallashnikovi brenda oborrit të banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës më 15 Mars, ekzaktësisht brenda serës. Siç thotë dhe babai i tij Ganiu në një intervistë ekskluzive për gazetarin Spartak Koka, njëri prej autorëve ka kërcënuar me armë nusen dhe dy fëmijët e Gentjanit.

Ai shpjegon dhe momentin kur ka parë makinën e autorëve. E për këta të fundit, kërkon të dijë motivin që i shtyu të kryejnë një atentat të tillë ndaj të birit.

“Gentian Bejtja ka zhvilluar një takim me Ervis Martinajn, 1 vit e gjysëm para se ky i fundit të zhdukej”, kështu ka deklaruar babai i të ekzekutuarit 4 ditë më parë në serën e banesës së tij, Gani Bejtja, në një prononcim për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka.

Gazetari Koka ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme, ku ka sjellë disa nga dëshmitë e të atit të Gentian Bejtjas, si dhe detaje të tjera në lidhje me atentatin që tronditi vendin.

Spartak Koka: Babai i Gentian Bejtjas thotë “asnjëherë nuk kanë kërkuar që t’i marrin dëshmi. Gentian Bejtja ka qenë këtu, ka jetuar tek shtëpia ime, apo tek shtëpia e tij, por duke u ruajtur dhe duke qenë i kujdesshëm.” Ai tregon dhe një detaj tjetër që për ngjarjen e fundit, të 4 Korrikut 2023, u arrestua si i dyshuar fillimisht Valter Bami, por nuk kishte asnjë provë dhe asnjë të dhënë ta lidhte direkt dhe ai u mbajt në burg për armëmbajtje pa leje deri në datën 18 Janar të këtij viti dhe babai thotë “pas daljes së tij nga burgu, i ka dërguar një person për t’i bërë be se “nuk kam lidhje me atentatin e fundit”. 

Ajo që mbetet e paqartë edhe për hetuesit është se cili është porositësi, cili është motivi kryesor dhe kush janë ekzekutorët. Për shkak se kontrollet pas ngjarjes, në orën 16:20 janë përqëndruar në 2 zona, në zonën e Niklës, ku janë shoqëruar disa persona, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Është përqëndruar dhe në zonën e Saukut në një prej bazave të Ervis Martinajt.