Sezon për t’u harruar për portierin e Real Madridit dhe Kombëtares së Belgjikës, Thibaut Courtois. I rikthyer së fundmi në fushë pas një dëmtimi të gjatë, “gardiani” i shqetësoi të gjithë stafin madrilen sot gjatë stërvitjes, teksa kishte dhimbje të forta në gjurin e tij të djathtë.
Ai iu nënshtrua menjëherë testeve përkatëse, futbollisti u diagnostikua me këputje të meniskut të brendshëm të gjurit të djathtë. Me fjalë të thjeshtë, Courtois do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit.
Vërtetë i pafat 31-vjeçari që kishte planifikuar të ndihmonte skuadrën në këtë fazë të edicionit. Në këto kushte, trajneri Ancelotti do t’i besojë portën Lunin-it.