I ftuar në një emision televiziv, juristi Dorian Matlija, ka folur për dhunën e ushtruar nga Edi Rama ndaj gazetares Ambrozia Meta.
Avokati u shpreh se sjellja e kryeministrit Edi Rama ndaj është një sjellje e përsëritur, që shkon deri në kufijtë e ngacmimit, që nuk bëhet vetëm me xheste apo prekje si në rastin konkret, bëhet edhe me fjalë dhe me mënyra të ndryshme të të ndëshkuarit.
Matlija ka theksuar se ‘kjo sjellje e Ramës ka nevojë për një reagim të jashtëzakonshëm, pasi është rast i përsëritur, ka nevojë për një reagim nga komuniteti i gazetarëve jo vetëm me deklarata por do sugjeroja që gazetarët ta bojkotojnë këtë personazh deri sa ai të kërkonte realisht falje dhe të kuptojë që është ai që ka nevojë për riedukim dhe jo anasjelltas’.
Matlija: Sjellja e sotme është një sjellje e përsëritur e kryeministrit Rama. Nuk është hera e parë që ia përdor të njëjtën lloj taktike që tenton ti ulë ti zvogëlojë, kjo quhet sjellje patronalizuese, që shkon deri në kufijtë e ngacmimit, që nuk bëhet vetëm me xheste apo prekje si në rastin konkret, bëhet edhe me fjalë dhe me mënyra të ndryshme të të ndëshkuarit.
Kam parasysh që Edi Rama ka përdorur taktika të ngjashme jo vetëm ndaj gazetarëve, ka përdorur taktika të tilla edhe ndaj një diplomati në një rast.
Ka qënë një rast tjetër, që është denoncuar në studion tuaj nga aktivistja Servim Arbana ku ajo tregonte historinë se si ai kishte pickuar një vartëse të tij për diçka që nuk i kishte pëlqyër se çfarë kishte thënë ajo.
Pra ka raste të shumta që Rama e bën me vartësit, e bën me gazetarët. Mbaj mend që Ambrozia Meta para 1 viti e ca ka qënë subjekt i asaj që quante Edi Rama ‘riedukim’. Kishte nevojë të riedukohej duke e detyruar atë të mos i kthente asnjë përgjigje për 60 ditë. Këtë sjellje e ka bërë edhe ndaj gazetarit Klevin Muka i cili e ka shqetësuar me pyetjet e tij.
Është një sjellje tipike e tij i cili tenton ti zvogëlojë njerëzit, tenton ti trajtojë si vartës, njerëz që nuk kuptojnë, njerëz që nuk dinë çfarë pyesin, por e vërteta është krejt ndryshe, sepse të paktën në rastin e sotëm dhe në rastet e tjera, gazetarët kanë bërë pyetje shumë të nxehta shumë pikante të cilat Edi Rama ka mënyrën e vetë të reagimit në këto forma. Kjo është tepër shqetësuese.
Për mendimin tim ka nevojë për një reagim të jashtëzakonshëm ,pasi është rast i përsëritur, ka nevojë për një reagim nga komuniteti i gazetarëve jo vetëm me deklarata por do sugjeroja që gazetarët ta bojkotojnë këtë personazh deri sa ai të kërkonte realisht falje dhe të kuptojë që është ai që ka nevojë për riedukim dhe jo anasjelltas.