Ballina Aktualitet Gjyqtari Gentian Hamiti Konfirmohet në detyrë

Gjyqtari Gentian Hamiti Konfirmohet në detyrë

64
0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 19 mars vendimin e konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Tiranës, Gentian Hamiti. Vendimi për konfirmimin e Hamitit u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 13 mars, gjyqtari Hamiti dha shpjegime për konstatimet në të tre kriteret, atë të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.

Pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, Gentian Hamiti kreu stazhin në Gjykatën e Fierit në vitin 2007 ku dhe punoi deri në 2013-ën, kur u emërua në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Aktualisht është deleguar pranë Gjykatës Administrative të Apelit.