Ballina Rajoni Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

87
0

Një rrjet prostitucioni është goditur nga policia greke. Rasti ka tronditur opinionin publik, teksa janë katër arrestime të personave që dyshohet se shfrytëzonin për prostitucion vajza 14 dhe 15-vjeçare.

Një prej të arrestuarve 25-vjeçare ishte ‘truri’ i rrjetit të prostitucionit. Vajzat e mitura shfrytëzoheshin për prostitucion në hotele në qendër të Athinës.

25-vjeçarja, sipas mediave greke është arrestuar edhe për trafik droge bazuar në urdhër-arrestin e lëshuar ndaj saj. Prej verës së vitit të shkuar, ajo kishte rekrutuar 7 vajza të mitura, të cilat kishin mbushur moshën 14 vjeçe.

Pasi ishte miqësuar me to i kishte futur në rrjet duke lehtësuar takimet me klientët me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre në hotele në qendër të Athinës. 25-vjeçarja merrte një pjesë të parave nga takimet dhe shpeshherë i shoqëronte vetë në pikat e takimit. Në disa raste i furnizonte të miturat edhe me lëndë narkotike.

Dy prej të arrestuarve të tjerë, një 25-vjeçar dhe një 54-vjeçar mbështesnin transportin dhe dërgimin e vajzave në hotele me mjetet e tyre.

Në kuadër të operacionit, policia greke ka sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë në hotelet që frekuentonin të miturat si dhe ka sekuestruar sasi lënde narkotike.